E mira kthehet me të mirë: Shqiptari nga Kosova ua ofron shtëpinë e tij për banim të prekurit nga tërmeti në Shqipëri - Bota Sot
E mira kthehet me të mirë: Shqiptari nga Kosova ua ofron shtëpinë e tij për banim të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Lajme

E mira kthehet me të mirë: Shqiptari nga Kosova ua ofron shtëpinë e tij për banim të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:16
Pasojat e tërmetit në Shqipëri

Shqipëria ditën e djeshme dhe sot në mëngjes është tronditur nga disa tërmete të shpeshta. Këto tërmete kanë krijuar panik rrugëve të Durrësit dhe Tiranës, madje shumë kishin braktisur shtëpitë e tyre për të mos e rrezikuar jetën.

E duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që po kalojnë shqiptarët, në ndihmë kanë dalë edhe shqiptarët nga Kosova, të cilët nuk kanë harruar ndihmën që Shqipëria i kishte ofruar atyre gjatë kohës së luftës në Kosovë.

JOQ Albania përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga tërmetet.

“E mira kurrë nuk harrohet mos te harrojmë vitet e 99 ta , shpresojmë te zoti i plotfuqishëm”, ka shkruar qytetari.

Ndryshe, shtëpia gjendet në një fshat të Prizrenit, vetëm 17 km larg qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...