Presidenti çek: Nuk kam dërguar bombat në Beograd

Lajme

Presidenti çek: Nuk kam dërguar bombat në Beograd

Nga: F.B. Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:54
Milosh Zeman

Presidenti çek Milosh Zeman ka refuzuar akuzat e opinionit se kur ishte kryeministër ka dërguar bombarduesit e NATO-së në Beograd dhe Serbi për shkak të Kosovës, shkruan “”B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se Çekia ishte e fundit që ka dhënë pëlqimin për bombardimin e SRJ dhe atë me qëllim të bombardohen vetëm caqet ushtarake.

"Unë së pari nuk dërgova bombarduesit” u përgjigj në pyetjen e një shikuesi në TV se a ka kërkuar falje serbëve se ka dhënë pëlqimin për bombardime edhe vrasje civilëve, shkatërrim spitaleve edhe infrastrukturës?.

"Komanda e NATO-së ka dërguar bombarduesit dhe për atë veprim u dashtë pëlqimi i vendeve anëtare. Asokohe ne kishim tri javë anëtar në NATO dhe kur askush nuk na u bashkua në kundërshtim, dikur pas mesnatës pas mëdyshjeve kemi dhënë votën për", ka thënë Zeman që kishte dyshime për edhe për veto në atë vendim.

Sipas Zeman NATO kishte thënë se do bombardohen vetëm caqet ushtarake në SRJ. “Mund konstatoj se premtimi nuk është mbajtur” ka thënë për TV Blesk.

Rreth rolit të tij në bombardime po diskutohet shumë në javët e fundit pas qëndrimit në Serbi të Zeman dhe konstatimit për tërheqjen e mundshme të njohjes së Kosovës nga Çekia.

Kjo në Çeki po shihet si iniciativë provokuese pa baza reale dhe se këtë Zeman e ka bërë që të ju pëlqej serbëve dhe opozitës çeke dhe ndjenjën e fajësisë së tij rreth bombardimit.

Ai si kryeministër pat dhënë pëlqimin për bombardim të Serbisë për Kosovën kur dihet se NATO vendos me konsensus ka mundur të ndaloj këtë vendim shkruajnë mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat