Preshevë, themelohet Shoqata “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) e drejtuar nga Adelina Fazliu

Lajme

Preshevë, themelohet Shoqata “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) e drejtuar nga Adelina Fazliu

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:10
Preshevë, themelohet Shoqata “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) e drejtuar nga Adelina Fazliu

Preshevë, 22 shtator  -Duket sikur shqiptaret e Luginës se Presheves jane lodhur nga politika po aq sa edhe nga premtimet boshe te lidereve. Se eshte keshtu deshmon nje fenomen se qytetaret dite e saj vi po ju shmangen politikes dhe po i ofrohen, bashkangjten shoqatave te cilet fuksionojne edhe veprojne ne favor te interesave te qytetareve përballe shtetit dhe pushtetit. Keshtu ne uikendin e fundit u be promovimi i shoqates “Grate ne Luginë” e themeluar me datë 26 qershor 2019 në Preshevë!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Per arsye te pjesëmarrjes së shoqatave nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, si vend per promovim kihsin vendosur të jetë Kosova, respektivisht restoran SOLO afer qytetit te Besjanës! Kete e thja edhe kryetarj e re e Shoqates se posathemeluar “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) znj. Adelina Fazliu, nje aktiviste e njohur e grave ne Lugfine dhe m gjerë.  “Shfrytezoj nga rasti ti pershendes te gjithë te pranishmit ne Kuvend e posaçerisht musafiret nga Diapsora, Shqiperia Kosva, e Maqedonia..” thha ne fjalen hyrse znj.Fazliu.

“Ju falemnderit te gjithëve qe keni marr kohe e rrugë për të ardhur sot në promovimin e shoqatës tonë joqeveritare “GRUAJA NË LUGINE” e cila është themeluar sivjet më 26 qershor në Preshevë! Si themeluese dhe Kryetare e kësaj shoqate me lejoni që në emrin tim dhe të Kryesisë së Shoqatës ti përshëndes musafiret të cilet me prezencën e tyre më kanë nderuar mua, shoqatën e Gruas ne Luginë dhe gjithë Luginën e Presheves”

Me kete rast znj.Adelina Fazliu ne emet te Shoqates “Gratë në Luginë” (Women in The Walley)  ka pershendetur zotëri Dashamir Uruçin nga “UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISE CIVILE” në Shqipëri dhe e falenderoj per mbeshtejen morale ne rrugetimin tim per ngritjen e kesaj shoqate, drejtuesin dhe koordinatorin e Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Botë, zoteri Naim Dedushajn dhe e flenderojë shumë për mbeshtejn organizative të takimit te sotëm promovues, Kryetarin e rrjetit te Bizneseve në Gjermani Mustaf Abazin dhe e falenderoj per mikpritjen qe na ka organizuar sot, pastaj Fadil Xhelilin Shpend Bajramin, intelektualet veprimtare prof. Enida Bozheku, znj.Fatmira Lami ambasadore e paqes nga “Federata Universale e Paqes në Shqiperi”, kryetarin e shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër” – drejtues i “Fondacionit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer ” Ing. Ahmet Hasanin, investitorin nga Zvicra dipl.Ing. Gerald Schwarz etj si dhe gayetarin er agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” dhe media tjera shiptare nga Prishtina e Tirana.

“Qellimi i takimit te sotem eshte Promovimi, respektivisht përhapja e lajmit te mirë për themelimin e shoqates “Gruaja në Luginë”, prezantimi i idesë, Vizionit dhe Misionit te shoqates! E si mund te bëhet përhapja e lajmit më mire se nëpërmjet miqëve te mirë? E nga ku mund te bëhet më mirë përhapja e lajmt te mirë, se sa nga zemra e shqiptarisë, ketu ku jemi mbledhur sot në Kosovën tonë të dashur Dardane..” ka thëne ne vazhdim kryetarja e Shoqates “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) znj. Adelina Fazliu, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

VIZIONI DHE MISIONI I SHOQATES “GRUAJA NE LUGINË” V I Z I O N I

Sipas znj.Fazliu, qëllimi i fundit i shoqates “Gruaja në Lugine” është ruajtja e substancës kombëtare e cila eshte e rrezikuar nga shperngulja dhe migrimet jasht vendit! Duke u nisur nga përvoja e gjatë në veprimtari të ndryshme shoqërore, unë me disa bashkepuntore inicuam themelimin e kesaj organizate joqeveritare, te cilen e emertuam “GRATË NË LUGINË” . Emertimi LUGINË është marr nga emertimi LUGINA E PRESHEVES, emertim ky i cili per dy dekada eshte perhapur dhe perdoret shume në fjalorin politik e organizativ per kete pjese te trollit etnik shqiptar.

Sipas kryetares se Shoqates “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) “ky organizim, kjo shoqate te cilen do ta drejtojë unë, do te punoje me perkushtim per ngritjen e gruas shqiptare në nje nivel tjeter, nivel te cilin e kerkon koha! Të nderuara zonja, zotëri të nderuar, jam e vetdijshme se nuk do ta kem lehtë, nga qe pozita e gruas shqiptare në kete pjesë të truallit shqiptar e sidomos ne fshatrat shqiptare te kesaj treve, nuk është lajmkueshme por eshtë tepër e veshtorë! Izolimi i grave dhe vajzave nga jeta publike e ka çuar shoqerine tone ne nje gjendje te rende ku pjesa me madhe e grave, motrave dhe vajzave tona, realisht nuk jane pjese aktive e shoqerise dhe jane te izoluara nga çdo aktivitet politik, ekonomike e kulturor. Jemi te bindur thellë se vënia në levizje e keti potenciali njerëzor, te cilin e ka gruaja shqiptare e kesaj ane, rritja e pjesemarrjes se gruas ne jeten e shoqerise shqiptare te kesaj ane, do te ndikoj ne realzimin e vizionit – qellimit tonë si shoqatë. MISIONI i shoqatës “GRUAJA NË LUGINË” apo rruga neper te cilen do te kalojmë mjetet dhe forat qe do te perdoren për realizimin e vizionit, do te jenë te shumëta dhe te ndryshme! Nga qe nje nga problemet kryesore te zbrazjes se Lugines nga rinia, migrimi i tyre ne perendim eshte papunësia, shoqata te cilen do te drjetojë unë do të amgazhohet në hapjen e bizneseve te reja, te atyre të vogla e te mesme, e gjithë kjo me qellim të hapjes se vendeve te reja te punës! Shoqata jonë gjithashtu do te merret dhe angazhohet me mbrojtjen e drejtave dhe te lirive te shqipatrëve te kesaj ane e posaçerisht te gruas shqipatre, gjithashtu do te merrmi me bamiresi, arsim dhe kulturë! Organizata e jone do te vendos kontate e lidhje me bizneset e shqiptare në Kosovë, Shqiperi e Maqedoni si dhe me bizneset e shqiptarëve nëpër botë, me qellim te fundit të investimit te ketyre kompanive ne ekonominë e kesaj treve shqiptare e cila vitet e fundit eshte rrezikuar jashtzakonisht shumë nga shpernguljet e shumë familjeve ne drejtim te Kosovës si dhe nga migrimi i rinise ne perëndim.

Organizata jonë do të vendos kontakte e lidhje me shoqatat Humanitare, Kulturore e Kombëtare me shoqata te kesaj natyre ne Kosovë, Maqedoni, Shqiperi si dhe ne Diasporë! Shoqata jone do te punoje per forcimin e lidhjeve vllazërore ne mes te shqiptarëve ne Lugine e veçmas te grave e motrave tona. Ndjenja e mbeshtetjes njerzore do te jetë ne qendër te programit tone. Për arritjen e vizionit tonë, ne do te zhvillojme veprimtari bamirësie, aktiviteteve kulturore e arsimore, do të ndodhemi prane gjitha familjeve në nevoje ne çdo rast e ne çdo kohë! Miq te dashur, zonja dhe zotëri te nderuar Gjatë kesaj periudhe pregaditore, kemi patur fatin që te vendosim lidhje bashkëpunimi me organizata te shoqerise civile ne republiken e Shqiperise, ne republiken e Kosoves, të Maqedonisë se Veriut dhe me organizimet shqiptare ne diasporë. Jemi te bindur thellë se bashkëpunimi me këto organizata te mirënjohura te shoqerise shqiptare, do t`na japin mbeshtetje te madhe veprimtarisë se organizates tone.”

“Ne takimet paraprake qe kemi zhvilluar me “UNIONIN SHQIPTAR TË SHOQËRISE CIVILE” kemi rene dakord qe te jemi pjese aktive e KUVENDIT TE “UNIONIT SHQIPTAR TË SHOQËRISE CIVILE” i cili do te mbahet ne Tirane ne nje te ardhme te afert. Programi yne parasheh krijimin e lidhjeve bashkëpunuese me diasporen shqiptare dhe veçmas me gratë shqiptare aktive në fushen e ekonomisë, politikes e bisnesit ne botë. Ato, motrat tona, do të jenë shembull i nxitjes dhe mbështetjes per të gjitha gratë e Kosoves Lindore. Deri tani kemi vendosur lidhje me shoqataat ne diasporen shqiptare sikur Evrope ashtu edhe ne Amerikë..” ka theksuar ne fund kryetarja e Shoqates “Gratë në Luginë” (Women in The Walley) znj. Adelina Fazliu, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat