Vuçiq takohet sot me Merkelin, bisedojnë për Kosovën

Lajme

Vuçiq takohet sot me Merkelin, bisedojnë për Kosovën

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 08:22
Merkel dhe Vuçiq

Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në New York.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në New York, ka bërë të ditur delegacioni i tij për “Tanjug”.

Vuçiq ka mbërritur në New York të hënën ku do të marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë përfshirë kacelaren gjermane.

Ai po ashtu do të takohet me kryeministrin grek, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, presidentë dhe kryeministra të shteteve të tjera, diplomatë dhe persona me ndikim të cilët po ashtu gjenden në New York për takimin e organizatës botërore, raporton “Tanjug”.

Në fokus të bisedës së tyre do të jetë Kosova dhe sipas parashikimeve nga Vuçiq, do të jenë diskutime shumë të vështira.

Kancelarja gjermane ka deklaruar së fundmi në Berlin se Gjermania dhe Franca janë duke u munduar të lëvizin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të reagohet në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës.

Liderët botërore kanë premtuar të hënën gjatë samitit për ndryshimet klimatike në shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara se do të bëjnë më tepër që të parandalojnë ngrohjen globale të arrijë në nivele të rrezikshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat