Vuçiq u takua me Riker dhe Palmer: Serbia dhe ShBA të intensifikojnë dialogun dhe bashkëpunimin politik e ekonomik

Lajme

Vuçiq u takua me Riker dhe Palmer: Serbia dhe ShBA të intensifikojnë dialogun dhe bashkëpunimin politik e ekonomik

Nga: F.B Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:50
Vuçiq, Riker dhe Palmer

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar zyrtarët e Departamentit të Shtetit ndihmës sekretarin Filip Riker dhe të dërguarin special për Ballkan Metju Palmer.

Si është njoftuar në kumtesën e kabinetit të presidentit Vuçiq bashkëbiseduesit kanë konstatuar se Serbia dhe ShBA të intensifikojnë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik.
 

Ata kanë biseduar rreth mundësisë që të hiqen pengesat për vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd. Vuçiq ka theksuar se Serbia është e gatshme që të kthehet në dialog pas heqjes së taksës sepse angazhohet sinqerisht në arritjen e kompromisit të qëndrueshëm të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

"Ky kompromis duhet të respektoj dhe marrë në konsideratë interesat e serbëve të atjeshëm dhe ruajtjen e interesave kombëtare e shtetërore të Serbis ", nënvizoi presidenti Vuçiq.

Presidenti i Serbisë dhe zyrtarët e ShBA kanë biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe janë pajtuar se paqja dhe stabiliteti janë me rëndësi jetike për avancimin politik edhe ekonomik të gjithë regjionit thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat