Profili i magjistrit të Xehetarisë, kryetari të LDK-së në Mitrovicë dhe kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës Safet Kamberi

Lajme

Profili i magjistrit të Xehetarisë, kryetari të LDK-së në Mitrovicë dhe kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës Safet Kamberi

Nga: F. B. Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:10
Safet Kamberi

Kur kemi hyr edhe zyrtarisht në fushatën zgjedhore, qytetarët është mirë të njihen edhe mësojnë më shumë për kandidatët për deputet para se të vij 6 tetori kur duhet të vendosin se cilit subjekt dhe cilëve kandidatë do ju jepet vota.

Qyteti i Mitrovicës njihet si qyteti i sporti, kulturës edhe intelektualëve, andaj nuk ka si të mos mungoj në zgjedhjet e ardhshme një person që ngërthen në vete pastërtinë dhe patriotizmin e trashëguar nga familja, ngritjen intelektuale, veprimtarinë e madhe në sektorin e rinisë, organizimit të shoqërisë civile, aktivimin qytetar , punën si këshilltar komuna, udhëheqës në forumin rinor, nënkryetar, zëvendësministër, ministër dhe i pari i LDK-së në Mitrovicë.

Në numrin e madh të kandidatëve për deputetë në radhët e Mitrovicës me prejardhje nga Mitrovica përveç kandidates për kryeministër Vjosa Osmani 1, vjen edhe kreu i LDK-së Safet Kamberi me numër 43, ndërkohë që këtij numri i shtohen edhe kandidatët: Flutura Beka –Kamberaj 33, Kujtim Prekazi 68, Fahri Uka 91, Arban Abrashi 13 dhe Faton Peci 100.

I lindur me 28 janar 1980, në Mitrovicë, Safeti është rritur në një familje me tipare tradicionale shqiptare, ku dëshira për dije imponohej nga babai Fahriu, që gjithë jetën e tij ishte një mësimdhënës i devotshëm, shumë herë i persekutuar nga regjimi serb.

Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Në fushën e xehetarisë, ndërsa studimet post-diplomike në Fakultetin e Gjeo-shkencave dhe Teknologjisë, po ashtu në fushën e Xehetarisë.

Është i martuar, dhe ka dy fëmijë, dhe jeton në Mitrovicë. Në jetën e tij profesionale e institucionale ka ushtuar këto funksione: 2018 - vazhdon, Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës; 2017 – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; 2017 – Zëvendës-Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale; 2013 – 2016 – Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës; 2009 – 2013 – 2017 –

Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës tri mandate. 2010 – Këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal; 2005 – 2010 – Udhëheqës i Sektorit të Rinisë në Komunën e Mitrovicës;

Funksionet politike: 2015 – vazhdon, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Mitrovicë dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 2011 – 2015 – Nënkryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë. 2003 – 2005 – 2007 –

Kryetar i Forumit të Rinisë, dega në Mitrovicë në dy mandate. Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 është kandidat për deputet në listën e LDK-së. Pretendon se përvoja e gjatë politike, kompetenca profesionale e bënë një përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat