Tahiri: Besa nuk mund të dal nga Sistina derisa të paguaj 3500 euro

Lajme

Tahiri: Besa nuk mund të dal nga Sistina derisa të paguaj 3500 euro

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:58
Labinot Tahiri

Këngëtari dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se Besa Ahmeti, nënë nuk ka para për ta paguar spitalin Sistina dhe ajo nuk mund të dal nga spitali derisa të paguaj borxhin që ka në spital.

Tahiri ka thënë se asaj çdo nate po iu rritet shuma nga 250 euro, ndërsa, sot nga fondacioni ia kanë dërguar 500 euro, por i duhen edhe 3500 euro.

Ndërkohë, Tahiri ka folur edhe për Yllkën e cila siguron barnat nëpërmjet shitjes së pikturave, e që çdo muaj iu nevojiten nga 2000 mijë euro.

“Për Yllkën, janë duke bërë çmos vëllezërit dhe motrat nga diaspora që me ia siguruar barnat!Kemi dhe një Zonjë , një nënë në spitalin e Sistinës në Shkup, e cila ka mbetur aty duke e mos e lëshuar spitali për shkak të mos mundësive të pagesës! Sot ia kam dergua edhe asaj nga fondacioni 500 euro, por i duhen edhe 3500 euro”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat