Fotografi të frikshme të gjarprit më helmues në Evropë që u shkrepën në Kosovë

Lajme

Fotografi të frikshme të gjarprit më helmues në Evropë që u shkrepën në Kosovë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Fotografi shqiptar, Meriton Dajakaj, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi të cilat i ka shkrepur vet, të gjarprit më të rrezikshëm në Evropë, Vipera.

Dajakaj ka shkruar se ky lloj gjarpër nuk sulmon vetëm në rast se provokohet apo dikush shkel rastësisht afër tij.

“Disa fotografi nga afër se si duket gjarperi më helmues në Evropë i cili gjendet edhe në vendin tonë Është gjarpri më helmues në Evropë, por përkundër se e ka helmin të rrezikshëm, për nga sjellja dhe veprimi është mjaft më i ngathët se të tjerët, jo inteligjent dhe letargjik i cili nuk kafshon njeri pos nëse provokohet dukshëm, apo rastësisht shkelni afër tij.” shkroi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat