Porosia e Putinit: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë

Lajme

Porosia e Putinit: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë

Nga: F.B Më: 27 shtator 2019 Në ora: 10:35
Vladimir Putin

Ministri i jashtëm rus Lavrov i ka transmetuar presidenti të Serbisë Vuçiq qëndrimin e fortë të Moskës për zgjidhjen e nyjes së Kosovës, sipas tij Kremlini është i gatshëm të mbështes marrëveshjen që është e pranueshme për Beogradin, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Beogradi mund të llogaris në mbështetjen e Moskës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kjo më së miri ilustrohet në fjalët e Putinit “Rusia do të jetë me Serbinë” që Lavrov ia transmetoi Vuçiqit në Nju Jork.

Sipas “Novosti” lideri i Federatës Ruse mbështet qëndrimin se nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë, përkatësisht se Kremlini do pranoj secilën marrëvshje që është e pranueshme për palën tonë.

Sipas ish – ambasadorit Zorana Milivojeviç, këtë qëndrim nuk e ka dëgjuar vetëm Beogradi por edhe të gjithë tjerët “që duhet ta dëgjojnë”:

“Qëndrimi i Rusisë nënkupton tri gjëra kyçe: mbështetjen e Serbisë në përpjekjet të ruhet Kosova, zgjidhja është në përgjegjësi të OKB në bazë të rezolutës 1244 si dhe baza e zgjidhjes duhet të jetë e drejta ndërkombëtare. E gjithë kjo do të thotë se pa Rusinë nuk mund të arrihet zgjidhje dhe është me rëndësi se kjo u dëgjua në Nju Jork, ku Vuçiq pati takime me Merkel, përfaqësuesit amerikan, sekretarin e OKB-së Guteresh etj.

“Lavrov po ashtu ka thënë se marrëveshja e Dejtonit është marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk guxon të shkelet dhe kush e bënë atë do ketë pasoja.

“Novosti” thotë se nëse bëhet një bilanc i takimeve në Nju Jork , Vuçiq dhe ekipi i tij kanë bërë shumë, që dëshmohet me konstatimin se ka shumë vende që do ndryshojnë qasjen rreth Kosovës:

“Nuk do ketë ndryshime dramatike apo të përgjithshme, por do ketë një përparësi dhe duhet të vazhdojmë të përpiqemi, nëse gjërat shkojnë mbrapsht nuk do të kemi asnjë pozicion negocius.

Kryeministrja Ana Brnabiç ka vlerësuar si me rëndësi takimet që Vuçiq ka zhvilluar në Nju Jork kur u takua me Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të fuqive botërore. Duke precizuar se Merkel është një nga "top tre" liderët botëror dhe duhet vlerësuar faktin se në agjendë ka vendos takimin me Vuçiq.

Ajo ka vlerësuar se pikërisht këto kontakte e takime kanë ndikuar që të ndryshohet mendimi dhe “nga minusi në raportet që ka pasur vendi me ShBA, Gjermani, Franca etj që ruajnë Prishtinën të kaloj në plus”.

“Pikërisht këto vende sot i thonë se Prishtina ajo që nuk është konstruktive dhe ka ndikuar në ndërprerje të dialogut.

Lavrov ka vlerësuar se në lidhje me sigurinë, Serbia nuk fiton asgjë me hyrje në aleancë. “NATO nuk ka arritur asgjë në fushën e sigurisë me faktin se Mali i Zi është bërë pjesë e organizatës, nuk do fitoj as Serbia as Maqedonia nëse bashkohen. Kjo do të thotë se ka vetëm një qëllim , që të ndalet Rusia dhe këtë e bëjnë në mënyrë agresive” ka deklaruar për gazetën ruse Lavrov shkruan “Novosti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat