Mediat serbe: Policët shqiptarë e kapën dhe e përzunë nga Kosova bashkëpunëtorin e Gjuriqit

Lajme

Mediat serbe: Policët shqiptarë e kapën dhe e përzunë nga Kosova bashkëpunëtorin e Gjuriqit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:58
Marko Gjuriq duke u arrestuar nga Policia e Kosovës, foto arkiv

Zyrtarët e shtetit serb pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës kanë dalë hapur në përkrahje të “Listës Serbe” që udhëhiqet nga Goran Rakiq. Ndërkohë serbët tjerë që jetojnë në Kosovë e që do të garojnë ndaraz prej tyre po i frikësojnë e linçojnë si “njerëz të perëndimit”.

E siç shkruajnë sot mediat serbe, bashkëpunëtori i Marko Gjuriqit, zëvëndës drejtori i të ashtuquajturës “Zyra Për Kosovën” kishte hyrë në Kosovë, ndërkohë ishte ndaluar nga Policia e Kosovës derisa po shkonte nga Ranilluga drejt qytetit të Artanës.

Sipas tanjug në aksionin e ndalimit të Dushan Kozarv kanë marrë pjesë një numër prej 20 policësh me 5 automjete, të cilët më pas edhe e kanë përzënë bashkëpunëtorin e Gjuriqit për në Serbi përmes pikës kufitare të Konçulit.

“ 20 oficerë policie, dhe pesë makina, e kanë përcjellë Kozarevin deri në pikën kufitare në Konçul’, duke shpjeguar se ‘ përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk janë të dëshiruar në zgjedhjet e Kosovës”, thuhet në reagim të lëshuar nga e ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovën’.

Ndërkohë ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast.

Kujtojmë se kohë më parë ishte arrestuar nga Policia e Kosovës edhe Marko Gjuriq, pasi nuk kishte marrë leje për t’u futur brenda terrtorit të Republikës së Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat