Jeta Xharra zbulon detaje nga rrahja Molliqaj-Abazi, ja çfarë kishte me vete bodygardi i Molliqajt

Lajme

Jeta Xharra zbulon detaje nga rrahja Molliqaj-Abazi, ja çfarë kishte me vete bodygardi i Molliqajt

Nga: D.RR Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:15
Pamje e shkeputur nga video

Gazetarja Jeta Xharra, e ka mbrojtur veprimin e kandidatit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe për t’i ikur konfliktit me Dardan Molliqajn.

Ajo thotë se bodygardat kanë armë me vete dhe është mirë që është kryer me aq.

Postimi i plotë i Xharrës:

Isha tu mendu, çka kisha bo une me më ardh dy veta prej përmas, të gatshëm me më rreh e me ma përgjak fytrën. Me krejt trimninë që e kam, besomni, edhe unë kisha ik. S'ka armë tjetër ma të fortë të njerit të paarmatosur që sulmohet prej dy vetave. Unë kisha ik sidomos tu e dit që bodygardat në Kosovë që vinë mas politikanëve me i 'përcjell' nëpër emisione (qata që i kam pa) janë krejt të armatosur! Andaj, mirë që o kry me qaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat