Beogradi dënon ndalimin e zyrtarëve të Serbisë që të vijnë në Kosovë para zgjedhjeve

Lajme

Beogradi dënon ndalimin e zyrtarëve të Serbisë që të vijnë në Kosovë para zgjedhjeve

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:28
Marko Gjuriq

E ashtuquajtura Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka dënuar vendimin e institucioneve në Prishtinë për të ndaluar ardhjen e zyrtarëve serbë përpara zgjedhjeve të Kosovës.

“E ashtuquajtura Ministria e Jashtme e Institucioneve të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Prishtinë ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të kalohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel për të parandaluar përfaqësuesit e qeverisë serbe të mbështesin popullin serb, i cili, siç tregon kjo fushatë zgjedhore, është një viktimë e përhershme e dhunës politike, shkelje e të drejtave të njeriut dhe sjellje jodemokratike”, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj zyreje.

Ministria e Jashtme e Kosovës ua ka ndaluar zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë deri pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat