Mediat serbe “linçojnë” Nenad Rashiqin

Lajme

Mediat serbe “linçojnë” Nenad Rashiqin

Nga: F.B. Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:01
Nenad Rashiq

Lideri Partisë Progresive Demokratike në Kosovë, Nenad Rashiq ka xhiruar spotin skandaloz ku në gjuhën shqipe iu drejtohet shqiptarëve në Kosovë duke fyer Listën Serbe, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas kësaj gazete ai në spotin skandaloz të përgatitur në prag të zgjedhjeve parlamentare iu drejtohet në gjuhën shqipe shqiptarëve duke cilësuar Listën Serbe si përbindësh me ndikim negativ.

Me këtë spot ai fyen LS që në zgjidhje del me mbështetje të Beogradit dhe qeverisë serbe, shkruan “Novosti”.

“Me këtë lutje të sinqertë, ju ftoj të votoni numrin 120 sepse me votën tuaj së bashku do të heqim qafe këtë përbindësh politik që quhet Lista Serbe. Unë jam Nenad Rashiq, votoni numrin 120” thotë ai në spotin në gjuhën shqipe.

Në spotin tjetër për Kosovën thotë se “është shteti më i ri në botë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat