Koalicioni 100% i ‘rrugaçërisë’: Nga largimi me dhunë i një gruaje nga Haradinaj, deri te rrahja e kundërkandidatëve nga Molliqaj

Lajme

Koalicioni 100% i ‘rrugaçërisë’: Nga largimi me dhunë i një gruaje nga Haradinaj, deri te rrahja e kundërkandidatëve nga Molliqaj

Nga: D.RR Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:05
Koalicioni 100% i ‘rrugaçërisë’: Nga largimi me dhunë i një gruaje nga Haradinaj, deri te rrahja e kundërkandidatëve nga Molliqaj

“Koalicioni 100%” shtet", në premtimet si dhe në programin e tyre, përmban në thelb sjellje normale të njeriut, por këtë nuk e tregojnë veprimet e tyre, sidomos të disa figurave kyçe të këtij koalicioni, shkruan “Bota sot”.

Mbrëmë doli videoja ku shihet se si kandidati për deputet i këtij koalicioni, Dardan Molliqaj, i erdhi nga mbrapa kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosja, Haki Abazit, ku ky i fundit u mbrojt nga Molliqaj dhe përcjellësi i tij pasi ishte i vetëm dhe nuk ishte nivel i asaj sjelljeje.

Por nuk është vetëm Dardan Molliqaj që ka këto sjellje nga koalicioni AAK-PSD.

Vetë kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, kishte përdorur gjuhë vulgare ndaj një gruaje në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 10 qershor të këtij viti.

Një zonjë aty që mori fjalën, e cila vetën e prezantoi si familjare e Mehmet Derallës, së cilës fjalën ia ndërpreu, kryeministri Haradinaj. Madje Haradinaj zonjën që ishte në foltore e largonte me forcë.

“Me respektin për ju vazhdon ceremonia me detyrat tjera”, u shpreh Haradinaj.

“Po mos më kap kështu”, u shpreh ajo, duke kundërshtuar që të largohet.

E sjellje edhe më të dhunshme e pothuajse të njëjtë me Molliqajn, kishte edhe Frashër Krasniqi, i cili në një emision drejtëpërdrejtë, sulmoi fizikisht Milaim Zekën. Krasniqi i përket tani partisë së PSD-së, e cila është në koalicion me partinë e Ramush Haradinajt.

Për rastin e sjelljes me dhunë të Molliqajt ndaj Abazit, PSD-ja ende nuk ka reaguar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur banditë Molliqajn dhe ka kërkuar arrestimin e tij./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat