Lajmërohet Blerand Stavileci: I kundërpërgjigjet LDK-së dhe Lutfi Hazirit për njeriun e Trumpit

Lajme

Lajmërohet Blerand Stavileci: I kundërpërgjigjet LDK-së dhe Lutfi Hazirit për njeriun e Trumpit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:55
Blerand Stavileci, Matt Whitaker

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim madhështor në Gjilan, ku atje prezantoi edhe Matt Whiteker njeriun që ka punuar me Presidentin e SHBA’së, Donald Trump.

Mijëra simpatizantëve iu drejtua kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli.

Por, gjilanasve me një mesazh të qartë, iu drejtua edhe Matt Whitaker, i cili tha se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

E, zyrtari i lartë i PDK-së, Blerand Stavileci, në llogarinë Facebook ka postuar një fotografi me mikun amerikan, i cili tha se për ata që nuk besuan, Whiteker-in ua sollëm në Gjilan, deri sa ri përsëriti atë që tha politikani amerikan: Votoni Kadri Veselin për ta forcuar miqësinë me SHBA-të!

Ky është postimi i plotë i Stavilecit:

Meqë nuk besuat, ua sollëm në Gjilan.

Besoj e dëgjuat dhe e patë live!

E tha thjesht dhe qartë: Votoni Kadri Veselin për ta forcuar miqësinë me SHBA-të!../

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat