Vetëvendosja e përdori kangën Jerichos për fushatë, reagon Çarkaxhiu, befason më deklaratën e tij

Lajme

Vetëvendosja e përdori kangën Jerichos për fushatë, reagon Çarkaxhiu, befason më deklaratën e tij

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:22
Petrit Çarkaxhiu

Vokalisti i rok grupit të njohur Jericho, Petrit Çarkaxhiu ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje pa lejen e tyre ka përdorur për fushatë paraelektorale këngën “Shkaba”.

 Çarkaxhiu përmes një postimi në Facebook, ua ka sugjeruar partive poltike si PDK, AAK dhe LDK  se cilat këngë nga reportari i Jericho mund ta përdorin për fushatë.

Postimi i plotë:

Reagim:

VETEVENDOSJA e paska lshu kangen tone “SHKABA” ne fushate paraelektorale pa dijenine tone!

Po normal o daje pse kush tjeter!

P.s.

PDK-ja munet me lshu “KUR DO TE PUSHOJ MA KJO KANGE”

ndersa

LDK-ja munet me lshu “TOMLIN E NANES” me vargjet: “LINDJE PERENDIM, PERENDIM A LINDJE, SI DELE NE PAZAR PO T’THONE NE MES DY QYTETERIMEVE”!

AAK-ja le te lshon “ALBANIAN RHAPSODY” se i shkojin rapsodat!

Rrnofte Shiptaria bre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat