Veseli: Do të investojmë në aftësimin profesional të të rinjve të vendit - Bota Sot
Veseli: Do të investojmë në aftësimin profesional të të rinjve të vendit

Lajme

Veseli: Do të investojmë në aftësimin profesional të të rinjve të vendit

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 16:21
Foto nga takimi

Investime më të mëdha në aftësimin profesional të të rinjve të vendit ka premtuar kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli.

Veseli që gjatë ditës e ka vizituar Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional, ku u shpreh se krijimi i fuqisë punëtore e bazuar në nevojat e tregut është e vetmja shpresë për Kosovën.

Veseli: Do të investojmë shumë në aftësimin profesional

“Orientimi im është tepër i qartë, politika programore që e fuqizojnë dhe i integrojnë të rinjtë. Sektori i teknologjisë informacionit, inovacioneve, pastaj aftësimi profesional. E vetmja shpresë e Kosovës është për krijimin e fuqisë adekuate punëtore e cila është në bazë të nevojave të tregut, ndërmarrësve. Unë kam vizituar shumë ndërmarrës dhe jam krenar për këtë. Kemi një problem të madh, ankesat e tyre se nuk kanë fuqi adekuate punëtore. Kur ne kemi parasysh që kemi kaq shumë të papunë, do të thotë nuk kemi një fuqi adekuate punëtore, pikërisht këtu është defekti i sistemit tonë, i cili duhet të përmirësohet, aspekti i sistemit tonë edukativo-arsimor në tërësinë e vet. Orientimi në baza profesionale të rinisë e cila më tepër i ka këto aftësi, veçori dhe ka dëshirën me qenë deri aty i edukuar, po përgatitet për tregun e punës. Do të investojmë shumë në aftësimin profesional të të rinjve tanë, që të jenë të gatshëm për tregun e punës”, tha ai.     

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional Fikrije Zymberi, tha se përkundër punëve të mira ende përballen me shumë sfida.

Zymberi bëri të ditur se si agjencion përkujdesen që për të gjithë nxënësit të mbajnë shënime dhe pas diplomimit të tyre, e që sipas saj, kjo mundëson që të shohin se cilat profile po arrijnë të punësohen më shumë.

Zymberi: Si Agjencion mbajmë shënime statistikore të rregullta për nxënësit edhe pas diplomimi.

“Këto 6 institucione janë elite, do të thotë janë qendra e kompetencës, dallojnë si për nga infrastruktura, kuadri, bashkëpunimi me ndërmarrjet. Prandaj ne si Agjencion prej fillimit që jemi ne mbajmë shënime statistikore të rregullta për nxënësit edhe pas diplomimit të tyre, ku ndodhen këta nxënës a janë të punësuar, nëse po a janë në profilin për të cilin ata janë kualifikuar”, u shpreh ajo.

Në këtë takim ishte edhe drejtori i shkollës së mesme profesionale “Shtjefën Gjeçovi”, Fail Salihu, i cili bëri të ditur se 77 përqind e nxënësve që diplomohen arrijnë të punësohen.

Salihu: E kam 77 për qind shkallën e punësimit

“E kam 77 për qind shkallën e punësimit, 77 për qind çdo vit të ‘Shtjefën Gjeçovit’ punësohen, ndoshta edhe më shumë...Më së shumti në automekanik, instalues të ujit krejt, metal punues, saldues veç a ka, rrobaqepësi. I kemi se i kemi pajisjet prej gjermanëve saldimit bash metodat të gjitha, i kemi edhe ekspertët që i ushtrojnë. Tek femrat rrobaqepësi, konfeksion veç a ka. Tregu i punës kërkon edhe cilësi”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...