Gani Geci kërkon ruajtjen e votës: Dërgomini me foto e video keqpërdoruesit e votës, pastaj...

Lajme

Gani Geci kërkon ruajtjen e votës: Dërgomini me foto e video keqpërdoruesit e votës, pastaj...

Nga: N.Sh Më: 4 tetor 2019 Në ora: 13:21
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka kërkuar ruajtjen e votës me 6 tetor.

Geci ka bërë thirrje te komesionerët dhe vëzhguesit që sidomos të ruhet vota e LDK-së.

Ai ka kërkuar që nëse shohin dikë që po manipulon me vota të fotografohet apo të incizohet me video dhe të ia dërgojnë këtij.

Postimi i plotë:

Komisioner të dashur mos lejoni askënd të vjedhë votën e askujt!

Hajnat e votave qoftë edhe brenda listës i pret burgu dhe telashet e tjera.

Të dashur Komisioner të LDK-së, pasnesr është dita e votimeve për ndryshimin e madhë dhe rikthimin e fuqishëm të LDK-së.

Të gjithë ju komisioner të nderuar, kujdesuni ta ruani dhe ta mbroni votën e qytetarit të Republikës së Kosovës, mos lejoni vjedhjen e votës së LDK-së mos lejoni vjedhjen e votës brenda listes tonë.

Kërkoj nga ju qe ta ruani votën ashtu si do ta jap sovrani edhe për parti edhe për kandidatët brenda listës tonë.

Ju lus miqësisht ju dhe juve vëzhgyes të të gjitha partive politike që çdo informatë, foto video që do ti keni si dëshmi se ndonjëri nga komisionerët e cilës do parti politike mundohet me tjetërsu vullentin e popullit qoftë edhe vjedhjen e votës brenda partisë të mi dergoni në mesengjerin e dy faqeve të mija në facebook me emrin Gani Geci ose në ËhatsApp në numri tim 046111333.

Informata do të mbahet top sekret.

Ju njoftojë se ligji për zgjedhjet ështe i qartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat