Analistët për Ballkan: Emërimi i Grenel nuk është shenjë e mirë

Lajme

Analistët për Ballkan: Emërimi i Grenel nuk është shenjë e mirë

Nga: F. B. Më: 4 tetor 2019 Në ora: 13:53
Riçard Grenel

Ekspertët për Ballkan Florian Biber dhe Tim Xhuda kanë shprehu habinë me rastin e emërimit të Riçard Grenel si i dërguar special i Trampit për bisedimet Prishtinë – Beograd.

Florian Biber nga Universiteti i Gracit ka shtruar pyetje se cili do të jetë roli i Metju Palmer, që kohë më parë është emëruar i dërguar special i sekretarit të ShBA-ve për Ballkan.

"Nëse Tramp emëron Riçard Grenel si të dërguar special për Kosovë dhe Serbi, cili është roli i Metju Palmer?", ka shkruar Biber në Tviter.

Ai ka shtuar po ashtu se “është shqetësuese porosia për pozicionin e përbashkët të BE-së dhe ShBA-ve".

Grenel si ambasador ka historinë e tjetërsimit të Gjermanisë dhe BE-së ka thënë Biber duke dhënë shembullin thirrjen e Grenel për mbështetje të të së djathtës dhe djathtës ekstreme.

"Nuk është shenjë e mirë", shkruan Biber.

Analisti dhe gazetari britanik Tim Xhuda në Tviter ka vlerësuar se emërimi i Grenel është “ i çuditshëm”.

"Së pari ShBA emëron si të dërguar për Ballkan të respektuarin Metju Palmer që njeh mirë regjionin dhe udhëheqësit e tij, ndërsa tash emëron një tjetër person pa histori e njohje të çështjeve të Ballkanit apo njohje sa na e dimë të bisedimeve Kosovë-Serbi ", ka thënë Xhuda.

Ai ka vlerësuar se krejt kjo duket e plotësisht e ndërlidhur.

Mediet amerikane kanë publikuar njoftimin se presidenti Tramp dëshiron që ambasadori amerikan në Gjermani Riçard Grenel të jetë i dërguar special për dialogun Prishtinë – Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat