Serwer: Emërimi i Grenell bizar, Washingtoni e ofendoi edhe më shumë Berlinin

Lajme

Serwer: Emërimi i Grenell bizar, Washingtoni e ofendoi edhe më shumë Berlinin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:57
Serwer

Florian Bieber e Tim Judah e kanë quajtur emërimin e Richard Grenell si një lajm të keq dhe vendim të çuditshëm, ndërsa  ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, e cilëson si një vendim bizar përmes të cilit SHBA’ja ka ofenduar edhe më shumë Gjermaninë.

Në një reagim në ‘peacefare’, Serwer ka thënë se emërimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special për Ballkanin, e kishte parë si një garancë se askush tjetër nuk do të merrej me negociatat e ndjeshme në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Tutje ish-diplomati amerikan e ka cilësuar Grenellin si një figurë politike kontroverse, që sipas tij ka ofenduar Gjermaninë, një prej aleatëve më të mëdhenj të SHBA’së.

“Është bizare. Unë kisha menduar se me emërimi e Matthew Palmer së fundi si Përfaqësues Special Për Ballkanin, nëse jo për diçka tjetër, do të ishte një garancë që askush tjetër të mos merrte detyrën për të zgjidhur çështjet e mbetura në mes të Kosovë dhe Serbisë si dhe brenda Bosnje e Hercegovinës. Tani administrata ka zgjedhur të emëroj një figurë politike kontroverse për të trajtuar çështjet e ndjeshme të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dikë  që ka arritur të ofendojë thellësisht Berlinin, një nga aleatët më të rëndësishëm të Amerikës”, ka thënë Serwer.

Serwer thotë se një lëvizje e tillë e presidentit të SHBA’së tregon për një çrregullim dhe konfuzion të politikës së Washingtonit zyrtar. Tutje shton se fakti që Grenell është i emëruar politik dhe ka pozitën e Ambasadorit në Berlin, tregon që është më i afërt me Shtëpinë e Bardhë.

“Cila do të jetë lidhja në mes të Palmer dhe Grenell. Unë nuk e di. Caktimi politik i Grenell qartë e tejkalon qartazi diplomatin Palmer, pasi që ai ka edhe një titull ambasadori ( nuk do mend që ai është më i afërt me Shtëpinë e Bardhë)”, ka thënë Serwer tutje.

Sipas tij bazuar në përgjegjësitë që iu janë caktuar Palmerit (Rajoni i Balllanit Perëndimor) e Grenellit (dialogu Kosovë-Serbi) atëherë do të duhej që edhe fuqia politike e komanduese e tyre të ishte në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrat.

Një vendim i tillë i Trump, Serwer thotë se do të shkaktojë edhe më shumë pasiguri në politikën e SHBA’së sesa që ka aktualisht.

“Me pak fjalë, ky është një emërim që me gjasë do të shkaktojë edhe më shumë pasiguri në lidhje me politikën e SHBA’së . Unë sugjeroj që mediat të përpiqen që të kërkojnë sqarime tek Palmer dhe Grenell”, përfundon Serwer.

Richard Grenell aktualisht ushtron edhe detyrën e ambasadorit të SHBA’së në Berlin, vend ku diplomati amerikan cilësohet edhe si njeri i izoluar për shkak të përpjekjeve të tij që të ndërhyj në politikën e brendshme gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat