Irinej: Kosovën nuk mund të na marrin përgjithmonë

Lajme

Irinej: Kosovën nuk mund të na marrin përgjithmonë

Nga: F. B. Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:27
Irinej Buloviç

Peshkopi i Baçkës, Dr. Irinej Buloviç në një intervistë për “Novosti” ka fol rreth momenteve vendimtare që kanë shënuar frymën shpirtërore të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), përcjell “Bota Sot”.

Si dihet SPC të dielën fillon festimin e madh gjithë popullor për popullin dhe shtetin, jubileun e rëndësishëm kapital të 800 vjetorit të Autoqefalisë.

Manifestimi i parë në serinë e manifestimeve do të mbahet në Manastirin Zhiça, ku do mbahet një liturgji e shenjtë, të cilën do ta udhëheq shenjtëria e tij patriarku Irinej me të shenjtët e SPC.

Pastaj, të hënën jubileu do të shënojë vizitën në Partiarkanën e Pejës dhe Kosovës dhe do të vazhdoj me 8 dhe 9 tetor në Beograd me Akademinë solemne në Sava Centar me hapjen e ekspozitës në Muzeun e SPC.

Në intervistën për "Novosti", shenjtëria e tij Peshkopi i Baçkës irinej ka fol për momentet vendimtare të 8 shekujve të frymës shpirtërore të SPC dhe popullit serb.

Në pyetjen e rënditjes së ngjarjeve me rëndësi kapitale, peshkopi Irinej tha:

“Para se të përgjigjem në këtë pyetje, është dëshira ime që redaksisë dhe lexuesve të ju uroj këtë përvjetor – 800 vjetorin prej kur Sava i shenjtë biri më i madh i popullit serb, ia doli të fitoj autoqefalinë e Kishës, që do të thotë pavarësinë juridike dhe kanonike të SPC dhe ai ishte Peshkopi i parë i Kishës autoqefale " të vendeve serbe edhe bregdetare”.

Kjo ngjarje nuk është vetëm trashëgimi shpirtërore serbe në kuptimin e gjerë por edhe praktikë fetare kulturore dhe frytet e saj.

Në këtë intervistë ka thënë se “Kosovën nuk mund të na e marrin përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat