Drashkoviç: Kosova është e humbur në vitin 1999, por është ruajtur ajo që është shumë më e çmueshme

Lajme

Drashkoviç: Kosova është e humbur në vitin 1999, por është ruajtur ajo që është shumë më e çmueshme

Nga: F.B Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:49
Vuk Drashkoviç

Kryetari i SPO Vuk Drashkoviç ka përsëritur se është e vërtetë se “Kosova si territor shtetëror i Serbisë është humbur në vitin 1999 në luftën e pakuptimtë dhe tragjike të NATO-së., shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se fajtor historik për këtë humbje historike është regjimi i Slobodan Millosheviçit".

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të SPO në Novi Sad, ai ka nënvizuar se megjithatë  nga territori me banim shumicë të shqiptarëve nuk është humbur ajo që është “shumë më e vlefshme” dhe këta janë serbët në Kosovë, Kishat dhe manastiret dhe “kjo mund të ruhet dhe mbrohet maksimalisht".

"Në bashkëpunimin strategjik me ShBA dhe BE janë të realizueshme edhe korrektimi i kufijve të tashëm mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja për përmirësimin e planit Atisari, që shqiptarët e kanë pranuar, marrëveshjet për kompanitë e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës dhe largimin e kalimeve kufitare edhe shumë  çka tjetër ", ka thënë kryetari i SPO-së.

Siç ka kumtuar lideri i SPO, Drashkoviç ka përsëritur se i ashtuquajturi konflikti i ngrirë dhe pritjet se Rusia dhe Kina do “të mundin Perëndimin” janë vetëm “humnerë në të cilën shtyhet Serbia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat