Adelina Ismaili flet nga qendra e votimit

Lajme

Adelina Ismaili flet nga qendra e votimit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:54
Adelina Ismailli

Këngëtarja Adelina Ismaili, që ka qenë aktive në fushatën për zgjedhje parlamentare të Kosovës, sot ka folur pak para se të hyjë në qendrën e votimit të saj.

Para shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, Adelina thotë se po e sheh një qetësi në këtë ditë të zgjedhjeve, ndryshe nga më parë.

“Një kohë të gjatë nuk kam qenë në Kosovë. Mund ta vërejë që është një qetësi e lezetshme. Po më pëlqen kjo këtë herë”, ka thënë Ismaili.

Sipas saj, pjesëmarrja më e madhe në zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëhershme, për të tregon se njerëzit po duan ndryshim.

“Po pres ndryshim. Vetë pjesëmarrja e madhe në zgjedhje tregon se njerëzit duan ndryshim. Na duhet një ndryshim radikal”, thotë Ismaili.

Ndërkaq ajo nuk ka përmendur emra për shkak të heshtjes së zgjedhjeve megjithatë u ka kujtuar të gjithëve se qëndrimi i saj në këto zgjedhje dihet.

“Ne nuk jemi dorëzu, ju i dini qëndrimet e mia. Na duhet një femër në krye të shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat