Dardan Sejdiu: Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai!

Lajme

Dardan Sejdiu: Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai!

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 22:54
Dardan Sejdiu

Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka falënderuar qytetarët për dalje masive në zgjedhje.

Ai madje ka uruar subjektin që do të fitojë këtë garë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Ju faleminderit për daljen masive për të votuar. Kjo dalje kaq e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci.

Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai.

Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në çertifikim nga KQZ-ja.

Prej asaj që kemi parë deri tash, ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci, lajm tepër i mirë për Kosovën.

Urime Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat