Shpend Ahmeti me rezultat katastrofal në Prishtinë

Lajme

Shpend Ahmeti me rezultat katastrofal në Prishtinë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 03:24
Foto ilustrim

Një rezultat shumë i ulët e ka pritur kolacioni AAK-PSD në kryeqytetin e Kosovës.

Shpend Ahmeti që momentalisht e udhëheq Komunën e Prishtinës dhe që në këto zgjedhje po garon bashkë me Ramush Haradinajn nuk ka arritur të marrë më shumë se 7 për qind të votave deri më tani.

Në Prishtinë, deri tash, janë numëruar votat në 59 për qind të vendvotimeve.

Nga këto rezultate, në këtë komunë prin Lëvizja Vetëvendosje me 36.49 për qind, vazhdon LDK me 33.29 për qind ndërsa PDK ka marrë 15.12 për qind.

Ndërkaq koalicioni AAK-PSD ka marrë 7.43 për qind.

Shpend Ahmeti ka udhëhequr me Prishtinën në dy mandate. Ai ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2018 për ta formuar PSD-në

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat