Vuçiq e pret me tepih të kuq Erdoganin

Lajme

Vuçiq e pret me tepih të kuq Erdoganin

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:55
Vuçiq e pret me tepih të kuq Erdoganin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pritur me tepih të kuq dhe me nderime të larta shtetërore homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan i cili filloi vizitën e tij dyditore në Serbi.

Para fillimit të kësaj vizite, Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme të bëjë çmos për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Kreu i shtetit turk shtoi se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për të dyja palët gjithashtu do të ishte e pranueshme për Turqinë.

Image

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Erdogan tha se arritja e një marrëveshje rreth çështjes së  Kosovës që kënaq të gjithë palët është thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse Turqia mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat