Kjo është fytyra e trishtuar e Baton Haxhiut

Lajme

Kjo është fytyra e trishtuar e Baton Haxhiut

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:35
Baton Haxhiu

Gazetari, publicisti dhe pronari i Klan Kosovës ka përjetuar një natë të trishtueshme mbrëmë.

Pas fitores së LVV-së dhe LDK-së, Baton Haxhiu është parë i trishtuar, me një fytyrë të hidhur dhe me një zë vajtues, teksa debatonte me palenistët në televizionin e tij.

Fytyra në vaj, e zëri i dridhur, shpeshherë edhe sytë i mbusheshin me lot, por për shkak se ishte direkt në emision mundohej të përmbahej, por pamjet e zhgënjyen disa herë.

Haxhiu, kur e kuptoi se partia e tij, pra PDK-ja e Kadri Veselit po humb, e dha verdiktin e tij, e si këshilltar i Hashim Thaçit dhe Veselit, ky i fundit e dëgjoi dhe doli me një konferencë për shtyp ku i tha po fjalët e njëjta të Baton Haxhiut “PDK-ja nga ky moment kalon në opozitë”. Kjo ishte thirrja e Batonit direkt në televizionin e tij para se të dal publikisht Veseli me këtë deklaratë.

Haxhiu, kohë më parë e kishe bërë edhe një deklaratë se, nëse humb PDK-ja do ta mbyllë televizionin, por kjo normalisht që nuk është e vërtetë, pasi ka të ardhura Batoni aq shumë nga kompanitë dhe bizneset e ortakët e tij, që janë të lidhur direkt me PDK-në.

Po të dështon Batoni me televizion, atëherë mund të supozojmë se është një mrekulli, kjo për faktin që, PDK-ja dhe Pronto-mafia e SHIK-ut vërtetë janë në hallë për para, megjithatë pallatet e ngritura dhe dinastia ku jetojnë nuk shembet lehtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat