Komshiq flet për çështjen e taksës së Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë

Lajme

Komshiq flet për çështjen e taksës së Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 09:20
Zhelko Komshiq

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelko Komshiq tha në Beograd se vendet e rajonit duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të mira për veten e tyre dhe jo për dikë tjetër.

Ai tha se ishte e shkëlqyeshme nëse gur-themeli i autostradës së re do të sillte marrëdhënie më të mira në rajon, por shtoi se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për një president të huaj për të zgjidhur gjëra të caktuara.

“Ne mund ta bëjmë vetë,” tha Komshiq në seancën “Dialogu diplomatik” me temën “Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal”, i organizuar nga Forumi i Marrëdhënieve Etnike.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, jo për të dëshmuar veten ndaj të tjerëve, por se ata duhet të punojnë vetë dhe se situata aktuale siç është pengimi i qarkullimit të lirë ose taksat e Prishtinës ndaj Serbisë e Bosnjës duhet të zgjidhet për hir të vetë vendeve, jo të Brukselit apo Uashingtonit.

Komshiq shprehu shpresë se Presidenca aktuale e BeH do të krijojë marrëdhënie të forta dhe të mira me Beogradin.

Duke komentuar idenë e një hapësire të përbashkët ekonomike, Komshiq tha se ideja ishte tërheqëse, por nënkuptonte se duhej të bëheshin shumë gjëra dhe se do të ishte e dobishme të krijohej një “mini-Shengen” dhe se do të aktivizonte edhe bashkëpunimin e agjencive të sigurisë.

Komshiq theksoi se ai është një mbështetës i madh i anëtarësimit në NATO, pasi mendon se do t’i sjellë rajonit atë që BE nuk do ta bëjë – siguria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat