Gazetari nga Shqipëria shpërthen në lëvdata për ne popullin e Kosovës

Lajme

Gazetari nga Shqipëria shpërthen në lëvdata për ne popullin e Kosovës

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Përballë”, Lutfi Dervishi,  ka shpërthyer në lavde për Kosovën teksa ka komentuar procesin zgjedhor të 6 tetorit në të cilin doli fituese Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se kosovarët janë një popull që kur kërkohet lufta një gjë të tillë e bëjnë me armë, ndërkohë thotë se për revolucion i mjafton vetëm kutia e votimit.

Një reagim të tillë Dervishi e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rockstarët më të famshmë të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë dhe për revolucion i mjafton kutia e votimit!”, ka shkruar Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat