“Bota sot” vazhdon me suksese, thyhet rekordi i lexueshmërisë gjatë ditës së djeshme me 1 milionë e 242 mijë klikime

Lajme

“Bota sot” vazhdon me suksese, thyhet rekordi i lexueshmërisë gjatë ditës së djeshme me 1 milionë e 242 mijë klikime

Nga: Bota sot Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:36
“Bota sot” vazhdon me suksese, thyhet rekordi i lexueshmërisë gjatë ditës së djeshme me 1 milionë e 242 klikime

Gazeta kombëtare “Bota sot”, po vazhdon të dëshmojë se është ndër mediat e para në raportimin e lajmeve profesionale, të sakta dhe të paanshme.

Në vazhdën e sukseseve, janë edhe klikimet në faqen online të gazetës “Bota sot”.

Dëshmi për këtë, janë mbi 1 milionë e 200 mijë klikimet, të cilat “Bota sot”, i ka arritur gjatë ditës së djeshme (07.10.2019).

Duke ju referuar Googleanalytic (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), faqja online e gazetës “Bota sot”,  Botasot.info, është klikuar 1 milionë e 242 mijë e 676 herë brenda 24 orëve (1.242.676), duke shënuar kështu edhe një sukses të saj në lexueshmëri dhe duke thyer të gjitha rekordet.

Image
Lexueshmëria gjatë ditës së djeshme

E gjithë kjo vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi dhe bashkëpunëtorët e gazetës “Bota sot”, i cili do të vazhdojë rrugëtimin drejt sukseseve të reja, falë lexuesve që i qëndrojnë besnik.

Portali "Bota sot" shpeshherë arrin rreth 1 milonë klikime, por ky i ditës së djeshme është rekord për portalin "Bota sot", e ky rekord padyshim që nuk do të qëndrojë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat