Gjuriq sulmon Kurtin për retorikë kundër serbëve dhe Kosovën

Lajme

Gjuriq sulmon Kurtin për retorikë kundër serbëve dhe Kosovën

Nga: F.B. Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:25
Marko Gjuriç

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Marko Gjuriç ka thënë se projekti Shqipëri Natyrale dhe fshirja e serbëve nga harta është shtyllë e programit të Vetëvendosjes dhe liderit Kurti, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Prandaj sipas tij ai nuk dëshiron të flas me ata që u votuan nga serbët. "Kurti mund të bëhet kryeministër i Kosovës (së  vetëshpallur), por ai po gënjen tërë botën sikur është demokrat, a nuk di të llogaris se 10 është më shumë se zero", ka thënë Gjuriq.

"Nuk do të bisedoj me përfaqësuesit serb të zgjedhur në mënyrë demokratike – faleminderit. Na ka kursyer  kohën dhe energjinë që të ia sqarojmë botës, ëndërron shkatërrimin e serbëve dhe Serbisë dhe tërë botën e harxhon në urrejtje edhe ëndrra për Shqipërinë e Madhe dhe pavarësinë e Kosovës që kurrë nuk do të bëhet",nënvizoi Gjuriq.

Ai tha se ai bisedon me atë që kanë fituar 0,08 për qind dhe nuk do të flas me ata që kanë fituar 98 për qind.

"Nuk ka Shqipëri të madhe sikurse as Kosovë të pavarur, po gënjen qytetarët e vetë se këtë mund të arrijnë duke kërcënuar Serbët dhe ngulfat serbët, gjë që nuk i sjell mirë as atij as Kosovës", tha ai.

Sipas tij “askush në Serbi nuk ushqen shpresën se Albin Kurti si lider i ri që zëvendëson gjeneratën e luftës së politikanëve shqiptar.

Ai thotë se Kurti është separatist, që gjithë jetën lufton për Shqipëri të Madhe dhe dy dekada lufton kundër serbëve dhe Serbisë.

"Fjala është për personin që urren Vuçiqin dhe do liderin e dikurshëm komunist të Shqipërisë Enver Hoxha dhe njeriun që fyen anëtaret femra të familjes Vuçiq", tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat