Jevtiç: Pa bisedime me Listën Serbe është e pamundshme formimi i Qeverisë

Lajme

Jevtiç: Pa bisedime me Listën Serbe është e pamundshme formimi i Qeverisë

Nga: F.B. Më: 8 tetor 2019 Në ora: 14:59
Lista serbe

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiç ka deklaruar se populli serb në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të së dielës shumë qartë ka thënë se mbetet unik dhe i fuqishëm me shtetin e vetë Serbinë, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ai në intervistë për RTS, nënvizoi se pa bisedime me LS që ka 10 deputet formimi i qeverisë në Prishtinë është i pamundshëm, gjë që e thotë edhe ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Jevtiç theksoi se është me rëndësi që LS fitoi të dhjetë mandatet dhe nuk iu la hapësirë askujt nga liderët politik shqiptar që të tregtojnë me interesat serbe në Kosovë.

“Për këtë ishte me rëndësi fitorja jonë, që mos të mund të paraqitej ndonjë serb që nuk do bënte asgjë pos të dëgjonte atë që ata flasin” tha ai.

Jevtiç ka komentuar deklaratën e Kurtit se do flas me serb për përfshirje në qeveri por jo me LS, me këtë ai tregoi çka do, por diçka tjetër duan shqiptarët e diçka tjetër qëndron në ligje.

"Në Kushtetutë në nenin 96 thuhet se përfaqësuesi I serbëve në qeveri zgjidhet me shumicën e përfaqësuesve serb në Kuvend, Këtu nuk ka shqyrtim, atë që thotë Kurti se do marr ndonjë serb, është sikur ne të themi se nuk marrim Kurtin kryeministër por dike tjetër, që thjeshtë është pamundur", tha ai duke shtuar se nëse Kurti do të jetë kreu I qeverisë duhet marr parasysh fitoren e LS.

Ai ka thënë se pakënaqësia ishte e qartë dhe kjo është shprehur në procesin zgjedhor.

"Porosia për ata që ishin me dekada në pushtet ishte- s ene jemi të pakënaqur me punën tuaj, duam njerëz të rinj, posaçërisht pasi LDK dhe Vetëvendosje ishin në opozitë", tha Jevtiç.

Ai tha se do priten rezultatet zyrtare pasi dallimi është i vogël dhe se ende ka shumë vota që duhen numëruar, ndonëse shumica mund të jenë për Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat