Pse ky profesor i quan sherrbudallë këta lider politik!?

Lajme

Pse ky profesor i quan sherrbudallë këta lider politik!?

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:13
liderët opzitarë

Profesor, dr. Binak Maxharraj e ka komentuar vendimin e PZAP për mos rinumërimin e votave, pas ankesës që kanë bërë PDK-ja, Nisma dhe LDK-ja.

Profesori pohon se, nuk e kupton pse edhe LDK-ja kërkoi rinumërim të votave bashkë me PDK-në.

Profesori shton se, pasi LDK-ja nuk doli keq në zgjedhje, e cila radhitet e dyta pak vota më pak se LVV-ja që doli e para, nuk din pse nuk janë të kënaqur.

Ai përmend AAK-në, Nismën dhe AKR e PDK-në, koalicionin që nuk mundi të kaloj pragun zgjedhorë.

Lexojeni shkrimin e plotë të Maxharrajt:

SHERRBUDALLET E QITEN UJIT N'ZJERME POR SPO JU VLON.

-PZAP ketyre sherrbudalleve ju tha ndaluni ska manipulim e as rinumrim vote

Nuk thote populli kot kur i mbyturi mundohet me u kape edhe per kashte. PDK po mundohet me u kape per kashte duke kerkuar rinumrimin e votave ne tere Kosoven. Dicka te tille as sherrbudalla nuk e kerkon. Ne cafre gjendje jane ra keta te PDK as kashta nuk i mbane, bile as ajo kashta e madhe e Brazilit, sepse per 15 vjete ne pushtet jane maje, jane trashe per se tepremi, ju ka ardhe koha te latohen pak, te krasiten, te qirohen bash si lisat e malit. Opozita ju bane mire, krejte mvaret se ku do ta kaloni kohen ne opozite. Por ngutuni kaloni sa me shpejte ne opozit bile shpenzoni dicka nga ato milionat e vjedhur dhe te plaqkitur nga populli,sa nuk ka ardhe zerzelja e re dhe ua merr te gjitha.

Por nuk e kame te qarte sepse edhe LDK hyri bashk me PDK te sherrbudallet duke kerkuar rinumrimin e te gjitha votave ne krejt Republiken, apo ndoshta edhe kjo eshte nje mareveshje e mshefet per te shpetuar "mikun e madh" me fytyre, se ndoshta me numrimin e votave del diqka" pas dore".P or cka i shtyu keta te LDK ta ndermarrin nje hap te ketill. Ne zgjedhje nuk dolen keq, e zune vendin e dyte bash si ne tabelen e sportit, dhe prap te pakenaqur. Keta te LDK bash hiq nuk jane falenderues. Po a e dine keta zezditat e LDK se poqese i kishin qite ne fushat edhe te nominuar per kryeministra si Lutfi Hazirin, Agim Veliun besa edhe Isa Mustafen, LDK do te kishte pesuar katastrofe bile as vendin e tret ndosha nuk e kishte zene.Dihet sepse. Por kete edhe keta e hetuan me kohe, se nuk jane te afet ti dalin ortekut dhe uraganit te quajtur Albin Kurti i cili gjate fushtes fshinte cdo gje qe gjente perpara. Mu per kete arsye keta"macokat"e LDK per me e shpetu fytyren e vete e zgjodhen Vjosa Osmanin personin qe dikur e perbuzeshin, dhe bile per pak qe nuk e patenl lene jashte partije.

Erdhi Vjosa Osmani jo me hater nga kuqloshat e LDK, por pak si me zor per te shpetu fytyren nga marrja elektorale. Dhe, Vjosa Osmani iu pervesh punes dhe me plote fuqin e menqurin e saj dhe me nje ekip solid te te rinjesh e beri te pamunduren, ia zbardhi fytyren LDK duke e nxjerr ne vendin e dyte si nje sukse solid te LDK qe nga viti 2004.kur zgjedhjet i fitonte Presidenti Ibrahim Rugova. Eshte shume e paqarte se pse LDK po i bane naze kesaj fitorje solide. Ajo LDK duhet te kethjellet dhe te shoh me sy kritik situaten pas zgjedhjev dhe te baje koalicion me LVV, sepse dosido qe te jete vetem gjysma e LVV vlen me shume se sa krejte PDK se ne cfare gjendje te mjerueshme ka rene. E kane per detyre qe sa me shpejte ta formojne qeverin pa hetizim sepse mandatin e kane te dhanun nga populli.

Por doli nje parti e cila nuk u korit e cila nuk kerkoi numrimin e votave dhe te futet ne vallen e sherrbudalleve. Kjo eshte partia AAK e Ramush Harajdinajt i cili tha bash si burrat e Dugagjinit se une nuk kerkoj rinumrin te votes,e pranoj rezulatatin, anopse gruaja e tij Anita ishte mbire e ba tape me vere te kuqe nga inati qe i shoqi nuk i doli mire ne zgjedhje.

Dhe ne fund kesaj radhe sovrani, pra votuesit ishin te pameshireshme ndaj disa partive te vogle si Nisma, AKR, PD te cilat i qiti jashte lojes elektorale, sepse jemi djeg dhe e kemi hanger se nuk mbahet Qeveria me parrti paterica. si psh. partia e Behgjet Pacollit AKR me 4 deputet e ne fund pate mebete vetem me nje i mbante 4 ministri bile me te rendesishmet, kurse Behxhet Pacolli u tregua nje nder ministra me te dobet ne historin e pasluftes ne Kosove, jo qe nuk solli asnje njohje por ia morren nja 15 cnjohje. Mu per kete ka ba mire sovrani qe i preu me sakice keto parti te cilat me shume e demtojne skenen politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat