Drecun: Kurti është pengesë e madhe për vazhdimin e dialogut

Lajme

Drecun: Kurti është pengesë e madhe për vazhdimin e dialogut

Nga: F.B Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:21
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun ka vlerësuar sot se Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, po sillet me jo përgjegjësi dhe po jep deklarata ekstreme, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Drecun për RTS ka thënë se Kurti me deklaratën se nuk do të marr Listën Serbe në qeverinë e tij shkel Kushtetutën e Kosovës dhe ka porositur se kurrë nuk do të mund të detyroj popullin serb të njoh shtetin e Kosovës.

„Puna mbetet në të dërguarin amerikan që ta orientoj në sjellje racionale politike “, tha Drecun në paralajmërimin e vizitës së të dërguarit special të presidentit Tramp në Kosovë dhe Serbi Riçard Grenel.

Drecun shtoi se Kurti dëshiron që një vend ministror që iu takon bashkësisë serbe në Kosovë të ju ofroj përfaqësuesve serb që janë paraqitur në spotin shqip dhe që kanë pësuar “debakël në zgjedhje “.

„Këtu duhet të respektohet vullneti zgjedhor i popullit serb “, tha Drecun dhe vlerësoi se Kurti do të krijoj shumë probleme në dialog dhe se është “ tash është pengesë e madhe e vazhdimit të bisedimeve“.

Ai shtoi se Grenel misionin e tij po e nis në një ambient të ri politik, pasi Hashim Thaçi ka mbetur në postin e presidentit të Kosovës, por partia e tij ka pësuar humbje në zgjedhje.

„Mendoj se është hapi fillestar që të vazhdohen bisedimet “, tha Drecun duke shtuar se mendon që ShBA nuk do lejoj që të “humbet koha” dhe se dëshirojnë sa më parë vazhdimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat