Stefanoviq: Do të bëjmë luftë të ashpër që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit

Lajme

Stefanoviq: Do të bëjmë luftë të ashpër që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:15
Nebojsha Stefanoviq

“Delegacioni serb në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Kili do të luftojë deri në momentin e fundit që e ashtuquajtura Kosovë, e cila u ftua të marrë pjesë si vëzhguese, të mos bëhet anëtare e institucionit”, kështu ka deklaruar sot Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij, historitë që Kosova as nuk do të përpiqet të bëhet anëtar i Interpolit këtë vit ishin thjesht një lojë, shkruan Tanjug.

Nga ana tjetër ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte deklaruar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Interpol dhe ka hyrë në agjendë edhe pse me vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat