Vazhdojnë sulmet e orkestruara në mediat serbe ndaj Kurtit e Rashiçit: Kurti e Rashiç krijojnë “Shqipërinë e Madhe“

Lajme

Vazhdojnë sulmet e orkestruara në mediat serbe ndaj Kurtit e Rashiçit: Kurti e Rashiç krijojnë “Shqipërinë e Madhe“

Nga: F.B Më: 10 tetor 2019 Në ora: 11:47
Nenad Rashiç

Kurti dëshiron që të ndaj funksione serbëve që Kosovën e konsiderojnë shtet, ndërkohë që në takime me diplomatë qartë ka dëshmuar se nuk ka hequr dorë nga “Shqipëria e Madhe” , shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai bërë një nga edhe me deklaratën se në qeveri nuk do ftoj përfaqësuesit e Listës Serbe, gjë që ka nxitur reagimin e ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë, ku është sulmuar edhe Norvegjia, ambasadori i së cilit vend pati takim me Kurtin.

“Lideri i Vetëvednosjes Albin Kurti është mbështetës i Shqipërisë së Madhe. Çdokush që e takon atë si njeriun pretendent për kryeministër ku shpaloset flamuri i Shqipërisë legalizon ‘Shqipërinë e Madhe’ përkatësisht bashkimin e Kosovës me Shqipëri, andaj vendet anëtare të OKB-së duhet të mos I dhënë legjitimitet provokimeve të këtilla” kanë thënë në ministrinë e jashtme.

Kurti ka takuar ambasadorin amerikan Kosnett dhe atë gjerman Helt, por në fotografi nuk ka flamur, si në takimin me ambasadorin norvegjez.

Kurti ka thënë se në BE nuk ka bashkim të shqiptarëve, por mund të ketë ide të federatës shqiptare shkruan gazeta. “Në BE bashkohemi me austriak, danez, spanjoll, prandaj këtu duhet bëhet lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe të afrohemi afër njëri-tjetrit. Do të kishim Institutin e Historisë në Prizren, Fakultetin e Xehetarisë në Mitrovicë, të Artit në Pejë, turizmit në Vlorë e Durrës, Gjykatën Kushtetuese në Shkodër” ka thënë Kurti duke shtuar se angazhohet për politikë të jashtme të përbashkët.

Beogradi i ka dërguar porosi liderit të Vetëvendosjes së pa serbët përfaqësues të Listës Serbe nuk mund të ketë vendime për bashkësinë serbe, duke reaguar në deklaratën e Kurtit se nuk bisedon me LS sepse nuk e njohin Kosovën si shtet.

Ai ka sqaruar se në qeveri nuk i do njerëzit që janë të lidhur me Beogradin dhe kanë emërtim tjetër për Kosovën, për institucionet e saj dhe që UÇK e quajnë terroriste, por vetëm ata që Kosovën e konsiderojnë shtet të tyre.

“Për të pasur shtet demokratik është e nevojshme që PDK e Veselit dhe LS të shkojnë në opozitë” ka thënë Kurti.

Ministri serb i punëve të brendshme Nebojsha Stevanoviç duke reaguar ka thënë se LS me fitoren në zgjedhje ka dëshmuar se është përfaqësuesi absolut i popullit serb në Kosovë.

“ Nuk mund të nëpërkëmbet vullneti i serbëve, duke thënë se nuk bisedoni me ta dhe doni të gjeni serb që nuk kanë mbështetje. Ai po gabon sepse kush refuzon dialogun ai nuk do biseda për të ardhmen” tha ai.

Vulin ministër i mbrojtjes ka thënë se pa serbët nuk mund të ketë vendime, sikur as pa Beogradin dhe Qeverinë serbe:

“Pa serb të bashkuar askush në Ballkan nuk mund të bëjë asgjë. Lista Serbe është pjesë e vullnetit dhe politikës serbe kudo që jetojnë. Po të dëgjonin dike serbët dhe jo Vuçiqin dikush tjetër do vendoste dhe do bënte amin ato vendime kundër Serbisë edhe serbëve.

Vulin ka thënë se shqiptarët kanë tyre mitin e besës së tyre, pasi nuk realizuan marrëveshjen e Brukselit.

“kanë dhënë besën në Bruskel se do respektojnë marrëveshjen, formimin e bashkësisë së komunave serbe dhe më pas nuk mbajtën fjalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat