Vuçiq ka takuar Grenel – nuk ka njoftime rreth bisedës

Lajme

Vuçiq ka takuar Grenel – nuk ka njoftime rreth bisedës

Nga: F. B. Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:09
Vuçiq, Grenel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq takoi të dërguarin special të presidentit amerikan Donalt Tramp për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit Riçard Grenel,shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Grenel që ka arritur sot herët në mëngjes në Beograd nga Prishtina, ku të mërkurën ka biseduar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe liderët e subjekteve politike përfshirë Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet, por nuk ka dhënë ndonjë deklaratë pas këtyre takimeve.

Ambasada e ShBA-ve në profilin e tij në Tviter përkrah fotografisë së tij të pritjes në aeroportin e Beogradit ka vendosur edhe porosinë:

"Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës duan paqe, zhvillim ekonomik, vende të punës dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre” ka thënë Grenel.

Më herët Grenel në Beograd ka biseduar me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh.

Nuk është dhënë asnjë njoftim lidhur me temat dhe bisedën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat