Hahn: Pres heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit - Bota Sot
Hahn: Pres heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Lajme

Hahn: Pres heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Nga: F. B. Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:46
Hahn

Komesari në largim për bisedime dhe zgjerim Johanes Hahn ka thënë se pas zgjedhjeve në Kosovë pres suspendimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

 “Shpresoj të ndodhë kjo sa më parë që mundet sepse Zhosep Borell është i gatshëm të filloj bisedime përmbajtjesore për zgjidhjen përfundimtare” ka porositur Hahn.

 Në pyetjen rreth mundësisë së “sistemit të reciprocitetit” në vend të heqjes së taksës që ka paralajmëruar lideri i sapo zgjedhur i shqiptarëve të Kosovës, Hahn ka thënë se ka sistem të hapësirës regjionale ekonomike që nënkupton se nuk ka doganë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është ajo që BE mbështet” ka thënë Hahn.

Han në një tavolinë të rrumbullakët që është organizuar për korrespodentët nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor ka vlerësuar se brenda disa jave kur të vendoset përbërja e re e Komisionit Evropian, BE do të vazhdoj rolin e saj ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

 “Kjo nuk është diçka që mund të delegojmë tek disa vende anëtare. Në ne evropianët është që të udhëheqim këtë proces. Njëjtë vlen edhe për lojtarët global” ka përfunduar Hahn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...