Rama: Ja pse e quajta gënjeshtar Haradinajn

Lajme

Rama: Ja pse e quajta gënjeshtar Haradinajn

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 21:26
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur  në lidhje me faktin që e kishte quajtur “gënjeshtar”, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ai sqaroi marrëdhënien e tij me Vuçiqin, duke thënë se Haradinaj e ka merituar të quhet “gënjeshtar”.

“Tani unë dua ta them falemidnerti që ma jepet mundësinë që më kanë lënduar abuzimet gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time që janë bërë ndaj meje në lidhje me këtë marrëdhënie, është e hapur dhe e drejtpërdrejt që nuk e përjashton debatin që kemi për shtetin e Kosovës, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë, ai ka mirëkuptuar se unë nuk mund të ndryshoj qëndrim me shtetin e Kosovës, edhe figuura të lartë në Kosovë e kanë shënjestruar këtë marrëshënoe duke e përdorur si një bazë për shpifje dhe gënjeshtarja, sikur une kam qenë njeri që e kam promovuar ndarjen e Kosovës, sikur i kam bërë presion ish-kryeministrin e Kosovës, prandaj e kam quajtur sic e ka merituar një gënjeshtar”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat