Mediet serbe për takimin Grenell-Vuçiq: Bisedë "e rëndë dhe e vështirë”, pa deklarata

Lajme

Mediet serbe për takimin Grenell-Vuçiq: Bisedë "e rëndë dhe e vështirë”, pa deklarata

Nga: F.B Më: 11 tetor 2019 Në ora: 09:06
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuciq

Presidenti Vupiq ka marrë “porosi “shumë të rënda” nga i dërguari special i Donald Trumpit për bisedimet të Beogradit me Prishtinën Richard Grenell, ka shkruar “Blic” përcjell “Bota Sot”.

Duke i thirr në burime jozyrtare, gazetar mëson se biseda e presidentit serb dhe ambasadorit amerikan në Gjermani ishte “shumë e rëndë” dhe se “porositë e Grenel nuk ishin aspak të lehta për presidentin Vuçiq ".

Thuhet se takimi mes Vuçiq dhe Grenel ka zgjatur më shumë se një orë dhe se ka qenë shumë rëndë, gjë që shihet edhe nga fakti se presidenti nuk ka dashur të jap deklarata gjë që e bënë përherë.

Duke u thirr po në këto burime, Blic shkruan se Vuçiq pas takimit  me ambasadorin amerikan iu ka kumtuar bashkëpunëtorëve se nuk do të jap deklaratë dhe ka kërkuar kohë të mendoj për përmbajtjen e bisedës dhe hapat e mëtutjeshëm.

I njëjti burim ka thënë se biseda midis Grenel dhe Vuçiq ka qenë korrekte, me respektim ndërsjellë por “shumë i rëndë për Serbinë ".

Bashkëbiseduesi i gazetës ka thënë se “për gjithë këto vite, Vuçiq për herë të parë ka mbajtur shënime zyrtare”".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat