Rama flet për Albin Kurtin: Ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale

Lajme

Rama flet për Albin Kurtin: Ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 09:31
Albin Kurt dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Novi Sad i Serbisë, për marrëdhëniet e tij me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Në një intervistë për Idro Seferin, Rama është shprehur se me Kurtin ka pasur komunikim të vazhdueshëm, por sipas tij, lideri i Vetëvendosjes bën politikë përmes marrëdhënieve personale dhe biseda që ata kanë shkëmbyer mes tyre.

“Unë me Albini kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin.

Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”,-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat