Si e dridhi Albin Kurti vendlindjen e Millosheviqit, Pozharevcin

Lajme

Si e dridhi Albin Kurti vendlindjen e Millosheviqit, Pozharevcin

Nga: Drilon Rrahmani Më: 11 tetor 2019 Në ora: 13:29
Albin Kurti

Albin Kurti pas arrestimit nga forcat serbe para dy dekadave, ishte dërguar në burgun e Pozharevcit, vend ky që ishte edhe vendlindja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, shkruan "Bota sot".

Siç ka treguar edhe vet Kurti, në burgun atje kishin ardhur gazetarë e media të shumta ndërkombëtare, për t’i pyetur të burgosurit për kushtet në atë burg, mirëpo Albin Kurti kishte folur krejt diçka tjetër, ndonëse nuk ishte e lejuar nga serbët atje.

Në pyetjet e gazetarëve, Kurti tha se nuk dëshiron të flet për kushtet pasi të gjithë aty janë të burgosur politik, ndërsa goditjen ia dha Milloshevqit kur midis vendlindjes së tij tha se është i arrestuar për shkak të bindjeve politike nga regjimi fashist si ai i Sllobodan Millosheviq.

“Kam organizuar demonstrata kundër regjimit serb, si pjesë e Universitetit Shqiptar. Gjithashtu kam qenë sekretar politik i përfaqësisë gjenerale politike të UÇK-së”, ka thënë Kurti në Pozharevc, përcjellë "Bota sot".

Duhet të veçohet momenti kur Albin Kurti nuk i përgjigjet pyetjeve të ministrit të drejtësisë serb në atë kohë, ku i thotë se nuk dëshiron të bisedojë me të./Botasot

Ndiqni videon e plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat