Vuçiq përplaset me Kurtin për ministrin serb në qeverinë e re

Lajme

Vuçiq përplaset me Kurtin për ministrin serb në qeverinë e re

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:38
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar të komentoj deklaratat e kryetari të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit doli në vendin e parë si kandidati më i votuar për postin e kryeministrit.

Vuçiq i është kundërpërgjigjur deklaratës së Kurtit i cili ditë më parë kishte thënë se nuk do të emërojë ministër nga Lista Serbe, por do të emërojë ministër nga komuniteti serb që njeh shtetin e Kosovës e madje flet edhe shqip.

Vuçiq ka thënë se një gjë të tillë Kurti nuk mund ta bëjë as me ligjet dhe rregulloret e Kosovës.

Më tutje ai ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nga Kosova nuk po ofron ndarjen askush dhe se nuk po ofrohet asgjë nga Kosova.

“Askush nuk po na ofron një ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, u tha Vuçiç gazetarëve në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat