Ndërron jetë hoxha i Burojës, imami që e kishte mbyllur derën e xhamisë për t’iu bashkuar UÇK-së

Lajme

Ndërron jetë hoxha i Burojës, imami që e kishte mbyllur derën e xhamisë për t’iu bashkuar UÇK-së

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:36
Avdyl Krasniqi

Ka ndërruar jetë Hoxha i Burojes, Avdyl Krasniqi.

Si imam xhamie, ai ishte pjesë e grupit nismëtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kumtin për vdekjen e tij e ka dhënë Lamir Thaçi, nëpërmjet rrjetit social Facebook

Thaçi ka përkujtuar se si “në ditet e krismave te para te luftes ai (Avdyl Krasniqi) iu drejtua xhematit: Nga sot ata qe duan te falen pas meje kete do ta bejn ne istikame ne frontet e luftes. Tani atdheu kombi ka nevoj per ne, lutjet ne Xhami do ti vazhdojme vetem ne liri ata qe do ta kemi fatin te shpetojm”.

“Ne çdo organizim kombetar e fetar duke i sherbyer fes dhe kombit ne menyre te pandashme. Duke rrezonuar dije, urtesi, devoteshmeri e trimeri. Tërrë jeten e kaloi me dashurin e popullin qe e rrethonin. Vyrtyte qe une nuk mund te arrije ti shkruaj as ne nje liber. Ishe shoku me i mir i njeriut qe une e desha me se shumti. Gjyshit tim qe u vra ne lufte, ti ishe kujtimi me i mir per te. Pusho i qet Hoxha ushtar i lirise. Askush me mir se ti nuk i sherbeu fes dhe atedheut”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat