Sëmurja e stjuardesës i lë udhëtarët pa fluturuar prej Prishtinës drejt Këlnit

Lajme

Sëmurja e stjuardesës i lë udhëtarët pa fluturuar prej Prishtinës drejt Këlnit

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:28
Sipas udhëtarëve, ata nuk kishin marrë asnjë paralajmërim për pamundësi udhëtimi.

Mbi 40 udhëtarë të linjës Prishtinë – Këln mbetën pa udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Një gjë e tillë ndodhi si pasojë e një problemi operacional të kompanisë “Air Prishtina”, raporton ktv. Një stjuardesë e saj u sëmur.

Sipas udhëtarëve, ata nuk kishin marrë asnjë paralajmërim për pamundësi udhëtimi.

Më tutje, ata thonë që u janë ofruar disa alternativa për udhëtim për në Gjermani, por që nuk janë të kënaqur me ofertën.

Ndërkaq, punëtorët e kompanisë së fluturimeve kanë thënë që për shkak të mungesës së stafit në bord, kanë mundur të hipnin vetëm 100 udhëtarë.

Sipas tyre, të gjithë të mbeturve iu është mundësuar udhëtimi për në Gjermani, mirëpo në destinacione të ndryshme nga Këlni. Disa prej tyre kanë udhëtuar të shtunën, e një pjesë kanë mbetur për të dielën.

Madje, ata thanë që do t’u mundësohet edhe transporti deri në destinacionin e paraparë, e po ashtu do të kompensohen.

Kompania “Air Prishtina”, megjithatë, nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare televizionit, për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat