Ambasadori i Trumpit lë shije të hidhur në Serbi, mesazhi që përcolli për Kosovën

Lajme

Ambasadori i Trumpit lë shije të hidhur në Serbi, mesazhi që përcolli për Kosovën

Nga: F. B. Më: 13 tetor 2019 Në ora: 10:14
Donald Trump dhe Richard Grenell

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka shfrytëzuar vizitën e parë në Serbi që qartë dhe pa dilema të thotë se Amerika po kërkon pranimin e pavarësisë së Kosovës, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

"Grenell, që në rrethet diplomatike e quajnë “Trumpi i vogël”, ka lënë shije të hidhur pas takimit me Vuçiq, ndërsa njohësit e rrjedhave ndërkombëtare e shohin përkushtimin dhe agresivitetin e Riçard Hollbruk, që në dekadat e shkuara ishte sinonim i “eskavator diplomacisë” me të cilën ka qëndisur fatin e Ballkanit sipas dëshirës amerikane", ka shkruar gazeta.

Gazetarja Ljiljana Smajloviç mendon se është e qartë se "përpjekjet e ShBA-ve që të shtyjnë Kosovën në institucionet ndërkombëtare, shihen edhe përmes veprimeve të Grenell që përkujton në shumëçka në Hollbruk".

“Kur presidenti amerikan dërgon të dërguarin special dhe me shpejtësinë “që nuk mendohet” dhe ai menjëherë fillon bisedat pa marr pëlqimin nga Senati, kjo do të thotë se atë njeri e konsiderojnë njeriun “më tram” në ambasadorët e Trumpit se sillet si “eskavator diplomat” që këtu e mbajmë mend nga koha e Hollbruk”, ka thënë ajo.

Sipas kësaj gazetareje "kjo do thotë se i dërguari special, kur vjen koha do të bëjë një presion të tmerrshëm në njërën palë, ndërsa emërimi i tij nuk është bërë për të mos pasur sukses, aq më parë që në fillim. Kjo do të thotë se që në fillim tregon brutalitetin në mënyrën “kjo është situata, ne na duhet që në fund të pranoni shtetin e Kosovës, na tregoni që të arrihet kjo”.

Ish-ambasadori Milisav Paiç, ka thënë se Grenell ia ka transmetuar Vuçiqit pozicionin e qartë amerikan dhe se është shumë e sigurt se ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, atë që, sipas stij, "asnjë pushtet nuk mundet ta pranojë".

"Serbia kështu po ballafaqohet me presedan, situatën kur është përdor forca ushtarake për të ndryshuar kufijtë. Serbia ka bazë veprimi në rezolutën 1244 të OKB-së dhe duhet të thotë deri ku është kufiri i tolerancës. Situata që po zgjidhet është ajo që ka pasuar nga intervenimi i dhunshëm i bombardimeve të NATO-së, ndërsa kërkesat e Amerikës janë të lidhura ngushtë me zgjerimin e aleancës. Nëse Serbia do pranonte një kërkesë të atillë kjo do ishte edhe një hap drejtë bluarjes së Ballkanit", tha ai, shkruan gazeta serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat