Vdes bashkëluftëtari i Sami Lushtakut

Lajme

Vdes bashkëluftëtari i Sami Lushtakut

Nga: A.ZH Më: 13 tetor 2019 Në ora: 12:25
Sami dhe Xhafer Lushtaku

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka vdekur kushëriri dhe bashkëluftëtari i tij, Xhafer Lushtaku.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka thënë se kushëririn do ta kujtojë gjithmonë si burrë të fjalës dhe të ndershëm.

Postimi i Lushtakut:

Ka ndërruar jetë kushëriri e bashkëluftëtari im Xhafer Lushtaku. Xhafa është kushëri e shok i gjeneratës sime. Duke pasur vetëm dy muaj dallim në moshë, jemi rritur me shumë sfida në Prekaz, e së bashku e kemi kaluar fëmijërinë, rininë e luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka qenë njeri i mirë, i drejtë e i sinqertë. Do ta kujtoj gjithmonë si burrë të fjalës e të ndershëm. SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat