Artin Spahiu zgjidhet kryetar i degës së BDI-së në Dibër

Lajme

Artin Spahiu zgjidhet kryetar i degës së BDI-së në Dibër

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 16:33
Artin Spahiu

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kuvendin Zgjedhor te Degës së BDI-së në Dibër, ku 44 delegatë të pranishëm kishin mundësi të votonin dy kandidatët Burim Kaziun dhe Artin Spahiu ku ky i fundit morri vetëbesimin e delegatëve me 25 vota kundrejt kundër kandidatit i cili pati 17 vota.

Kryetari i ri i degës ë BDI-së në Dibër, Artin Spahiu para të pranishmëve falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke shtuar se ndihet krenar por ky posti jep përgjegjësi që të mos zhgënjejë anëtarësinë.

“Ju garantoj se në çdo moment dhe në çdo veprim do të kem përgjegjësin maksimale që së bashku të vazhdojmë rrugën e fitoreve më të mira të përbashkëta. Uniteti, transparenca, kolektiviteti, mirësia dhe vlerat do të jenë ato që do të na karakterizojnë në të gjithë punën tonë në këto  katër vitet që po na presin”, u shpreh Spahiu.

Fjalë rasti para delegatëve të Kuvendit të degës së BDI-së në Dibër pati edhe kryetari i Komunës së qytetit të Dibrës, Hekuran Duka, me çka përshëndeti të pranishmit dhe nënvizoi se Dibra e Madhe njihet si trevë ku burrat e dheut kanë mbajtur Kuvende dhe kanë  marrë vendime të rëndësishme për gjithçka çka është bërë fjalë për jetën e kësaj popullate.

“Edhe sot si trashëgimtarë të atyre njerëzve të mençur dhe fisnik u tubuam që nga mesi ynë të zgjedhim një udhëheqës i cili do të organizojë aktivitetin e BDI-së në qytetin e Dibrës. Kemi shumë besim tek kryetari i ri se do të qëndrojë konsekuent në ideologjinë e kësaj partie e cila ka për obligim të dërgojë në vend amanetin e dëshmorëve të cilët e ujitën me gjak këtë tokë”, tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat