Këta janë dy personat që sollën zarfet helmuese nga Serbia!

Lajme

Këta janë dy personat që sollën zarfet helmuese nga Serbia!

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 16:47
Ilustrim

Mbi 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë helmuar sot si shkak i kundërmimit të zarfeve që kanë ardh nga Serbia.

Media nga burimet e saj mëson se 5000 vota kanë ardhur në fillim, ndërsa  KQZ i  ka aprovuar 3782 vota, zyrtari ndërlidhës Kosovë- Serbi Dejab Pavicevic edhe një tjetër zyrtar serb i njohur si Peca me datën 4 të këtij muaji kanë dorëzuar zarfet në pikën e postës tek rruga Agim Ramadani, në Prishtinë,  ku zarfet i kanë dërguar përmes një veture.

Zyrtarët në fjalë një  ditë më parë kanë qëndruar në Mitrovicë. 150 zarfa brenda kanë qenë zarfa të votuar më nga 20 copa fletëvotime.

Zyrtari  serb i cili solli zarfet nga Serbia në Kosovë është Dejan  Pavićević, kurse personi prapa tij në fotografinë e siguruar nga Indeksonline njihet si Peca.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat