Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç ka udhëtuar në Kil në krye të delegacionit serb në Kuvendin e Përgjithshëm të Interpolit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.
Ai në rrjetin social Twitter ka shkruar se do japin çdo gjë nga vetja që të pamundësojnë qëllimin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.
“Sapo fillon faza e fundit e luftës sonë! Do të japim çdo gjë nga vetja që Kosova të mos ketë sukses në qëllimin e vetë. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”.
Delagcioni serb qysh nesër ka planifikuar një seri të takimeve diplomatike në Santiago, me qëllim që të edhe sivjet të pamundësoj anëtarësimin e shtetit të rrejshëm të Kosovës në Interpol shkruan Novosti.